“Asllani befason trajnerin e Interit që në stërvitjen e parë”, në Itali tregojnë përshtypjen: Shumë personalitet dhe kontroll topi

Kristjan Asllani do të transferohej te Interi duke bërë lëvizjen e madhe të karrierës. Pas shkëlqimit me Empolin, mesfushori shqiptar zgjodhi që të vazhdonte me zikaltërit dhe shtëpia e tij e re të ishte “San Siro”. Lojtari i Kombëtares ka lënë përshtypje të mirë jo vetëm me mënyrën e të menduarit, por edhe në fushën e blertë me stërvitjen e parë.

Kështu sipas “Tuttosport”, Asllani ka befasuar edhe trajnerin Inzagi duke i rënë në sy me lojën e tij. “Shumë personalitet dhe kontroll topi”, shkruhet në median italiane. Vetëm një ditë dhe mesfushori po nis të tregojë vlerat e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online