Askush tjetër në Kroaci si Ardian Ismajli, mbrojtësi i Shqipërisë është fantastik dhe i hap punë Rejës

Nga Klaudio Ndreca

Reja do të ketë një luks të madh zgjedhjesh te Kombëtarja kur vjen puna te prapavija. Marash Kumbulla është në kryeqendër të vëmendjes në Seria A, me Kastriot Dërmakun që shkëlqen sa herë trajneri i Parmës e aktivizon, me Berat Gjimshitin që është një nga protagonistët kryesorë të mrekullisë Atalanta dhe pa harruar Ardian Ismajlin.

Ky i fundit vazhdon të tregojë një formë fantastike ndërsa edhe këtë herë është përfshirë në formacionin më të mirë të javës të nxjerrë nga “Telesport.hr” së bashku me Lirim Kastratin. Ky vlerësim është bërë për ndeshjet e fundit atje ku Hajduku fitoi 2-1 ndaj Slaven Belupos. Por vërtet interesante është fakti se kjo ishte hera e 10 që Ardian Ismajli përfshihej te më të mirët, si askush tjetër, pasi asnjë lojtarë nuk ka arritur më tepër se 8 herë që të gjendet tek 11-idealët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *