“Askush nuk i ka “ngrënë” në Shqipëri”, gazetari shqiptar i drejtohet mediave serbe për Zvezdën: As me inat nuk i kanë parë

Ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës është pritur me një kuriozitet të madh. Politika e ka shoqëruar në sond gjatë kësaj kohe, teksa në Serbi duket se nuk reshtin së menduari për skenarë negativë. Mediat serbe kanë shkruar shpesh për provokime apo se Zvezdën e prët “ferri”, megjithëse stadium do të jetë i boshatisur.

Nisur nga këto artikuj, gazetari shqiptar, Artan Hoxha ka shpërthyer me anë të një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook”. Hoxha ka shpërndarë një foto të tankovic dhe të stafit të skuadrës nga Beogradi, të cilët janë në një kafene dhe duken krejt të qetë e të papërbuzuar apo provokuar. Madje sic shkruan edhe gazetari shqiptar, ka edhe nga ata që janë tifozë të Interit e që i kërkojnë një foto ish-futbollistit zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Postimi i Artan Hoxhës:

Trajneri i Crvena Zvezdes, Dejan Stankovi?, me asistentet e tij, Nebojša Miloševi?, Miloš Milojevi? dhe ish-kapiteni i Zvezdes, Nenad Milijaš, sot pasdite ne barin e hotel Plaza, Tirane….
Ne foto, Stankoviç me bluze te kuqe, ne krah te tij me çante te zeze, Nenad Milijash.
Siç e shikoni, askush nuk u ka bere atentat, askush nuk i ka sulmuar, askush nuk i ka provokuar, madje as i kane pare me inat…
Perkundrazi, pashe qytetare, qe benin foto me ta, sigurisht duke u marre leje me pare…
Keshtuqe, media serbe duhet te qetesohet, se kampionet e tyre, askush nuk i ka “ngrene” deri tani ne Shqiperi…..
Shqiptaret jane Europiane, nuk jane barbare.
Duam ti mundim ne fushen e lojes, jo ti rrahim me dru…
Sigurisht, per ti mundur, jemi ne dore te Tiranes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online