“Askush nuk dyshoi që do të fitonim”, Florentino Perezi nuk mjaftohet me 15 Champions: Të fitojmë të 16-in

Florentino Perezi ka folur për “La 1” pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve. Klubi i tij fitoi trofeun më të rëndësishëm për herë të 15, por as kaq nuk mjaftojnë për Realin e Madridit. Perezi është shprehur se nga sot nis rrugëtimi për të fituar Ligën e Kampionëve numër 16.

“Jam i emocionuar që pashë të gjithë tifozët dhe kjo ka vlerë. Ata i shtyjnë lojtarët drejt fitores. Momenti erdhi kur ata thanë “tani” dhe askush nuk dyshoi që ne do të fitonim. Kjo është pika e nisjes për t’u përpjekur për të fituar të 16-n“, ka deklaruar Florentino Perezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/