“Asist” për Muarem, Duro hedh sytë nga fantazisti

Shtyrja e kampionatit mund t’i japë mundësinë mesfushorit të rikuperohet për ndeshjen kundër Kukësit, por stafi mjekësor do mendohet mirë

Elton Nika

Shtyrja kampionati është një mundësi për Flamurtarin që me rifillimin e kampionatit grupi i lojtarëve të jetë më i plotë. Sulmuesi Mamadu Tunkara dhe portieri Adis Nurkoviç llogariteshin pjesë e skuadrës që në ndeshjen me Kukësin, edhe nëse takimin do të luhej  në mesjavë, kurse në dyshim ishte mesfushori Muarem Muarem. Fakti që takimi i javës së 27-të do të luhet në fundjavë ka rritur optimizmin në Vlorë për rikthimin e fantazistit të afruar në muajin janar. Gjithsesi askush nuk kërkon të nxitohet për mesfushorin, duke shpresuar që lojtari të kthehet sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë. Muarem do të shihet gjatë seancave stërvitore të kësaj jave dhe stafi teknik do arrijë të kuptojë nëse do të luajë me Kukësin, apo do të përgatitet për të qenë gati në ndeshjen e parë të kupës ndaj Skënderbeut në Korçë, aty ku edhe ka debutuar me kuqezinjtë në fazën e dytë në kampionat. Kompeticioni i kupës është mjaft I rëndësishëm në Vlorë për Europën, ndaj edhe mendohet që lojtari të mos rrezikohet me Kukësin.

SHANS EDHE PËR TË TJERËT

Por shtyrja e kampionatit nuk bën mirë vetëm për Muarem, pasi edhe për Nurkoviç e Tunkara është një shans për arritur formën e tyre maksimale për ndeshjen me kampionatin. Tre ditë më shumë për ta për të punuar me skuadrën para një ndeshjeje me verilindorët që është shumë e rëndësishme dhe luhet për vendin e dytë në klasifikim, pavarësisht diferencës së krijuar në renditje javët e fundit. Flamurtari do të tentojë deri në fund një pozicion që të jep mundësinë të marrësh pjesë në kupat e Europës. Tashmë në Vlorë duan t’i bëjnë një rinisje tjetër kampionatit.

KALENDARI I NGJESHUR

Mes kampionatit dhe kupës tashmë do të luhet thuajse çdo tre ditë, me vlonjatët që kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të kupës, por njëkohësisht edhe të arrijnë një nga tre vendet e para në klasifikim. Javën e ardhshme Flamurtari luan ndaj Kukësit në shtëpi, ndërsa tre ditë më vonë udhëton drejt Korçës për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës. Tre ditë më vonë luhet sërish në shtëpi ndaj Skënderbeut, por këtë herë për llogarit të kampionat. Lushnja është rivali i radhës dhe takimi vendimtar me korçarët në Kupë, gjysmëfinalja e kthimit. Pesë ndeshje, nga të cilat tre janë përballë skuadrës korçare, por edhe me Kukësin dhe Lushnjen. Nëse mund të cilësohet një ndeshje disi më e lehtë, mund të thuhet për atë me Lushnjen e vendit të fundit që i ka “larë duart” me Superioren. Pozitiv mund të shihet fakti që në pesë takime, tre prej tyre vlonjatët do t’i luajnë në fushën e tyre. Këto pesë ndeshje përcaktojnë shumë për fatet e skuadrës vlonjate në këtë sezon futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online