Asist nga Gatuzzo dhe presidenti karizmatik, De Biazi më pranë Serisë A se kurrë

Sampdoria është vënë në kërkim të emrit që do të pasojë Di Fanceskon në stol dhe dëshira më e madhe e klubit është që në krye të pankinës të vijë Gattuso. Kjo është shprehur hapur nga klubi, ndërsa përgjigja e ish-trajnerit të Milanit ishte negative, pas një hezitimi të madh.

Por që para refuzimit përfundimtar, heshtja e Gattusos ka bërë që presidenti karizmatik i skuadrës italiane, Massimo Ferrero, të lodhet paksa. Ferrero njihet për karakterin e tij krejtësisht të veçantë dhe nuk do ishte aspak çudi që ta hidhte poshtë pistën Gattuso, pasi atij me sa duket nuk i pëlqen të lusë dikë për të drejtuar Sampdorian. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e tij:

“Nuk dua një trajner që duhet të bindet. Dua një person që ka dëshirën dhe entuziazmin të stërvisë Sampdorian time”.

E kur alternativa Gattuso bie poshtë, atëherë gjasat janë që drejtimin e klubit ta marrë trajneri që bëri historinë me Kombëtaren e Shqipërise, Gianni De Biasi. Ish-trajneri i kuqezinjve ka mohuar të ketë pasur komunikim me Ferrero, por e pranon se Sampdoria po e shqyrton emrin e tij dhe kjo gjë e bën të ndihet krenar.

“Nuk mund të them se do të jem trajneri i ardhshëm, sepse nuk do të ishte e saktë. Sampdoria po bën vlerësime dhe po shqyrton disa kandidatë, duke më përfshirë edhe mua, një fakt ky që më bën krenar. Sampdorian e kam ndjekur pothuajse gjithnjë këtë sezon. Nuk kam folur asnjëherë me presidentin Ferrero”, ka thënë De Biasi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online