Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, duke folur në Supersport pas triumfit në Laç, nuk e fsheh kënaqësinë për lojën dhe rezultatet që tashmë janë perfekte për të kuqtë. Sipas Asanit, Partizani po kthehet ku i takon dhe për këtë ka meritë edhe Klevis Dalipi, ndërkohë që Asani ka një kritikë për ish-trajnerin Sulejman Starova.
“Fitore shumë e rëndësishme, Laçi ka skuadër shumë të mirë dhe nuk humbet kaq thellë në shtëpi. Po punojmë mirë dhe po japim gjithçka për ta kthyer Partizanin aty ku i takon, në majat e renditjes dhe në kupat e Europës.
“Me Starovën luanim me shumë frikë, sapo shënonim tërhiqeshim në mbrojtje, ndërsa tani me Dalipin jemi më të qetë dhe kemi gjetur rrugën e duhur.
“E ardhmja? Tani për tani jam te Partizani, nuk mund të flas që në këtë moment për të ardhmen”.