As vendimi për stadiumin e boshtisur nuk i ndal, Xhihani: Kanë ardhur shqiptarë në Budapest për Kombëtaren

Pak momente na ndajnë nga fillimi i sfidës mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Në stadiumin e zbrazët të “Pushkash Arena” gjendet edhe Sokol Xhihani, i cili në raportimin e tij për “Supersport” bën me dije se tifozët shqiptarë nuk kanë munguar në Budapest, ku kanë udhëtuar për të mbështetur kuqezinjtë. Më tej zbulon edhe një bisedë me një gazetar hungarez, i cili ka qenë i mendimit se nëse gjestet e thirrjet e r.acizmit do të ndodhnin me një Kombëtare tjetër e jo Anglinë, ndoshta sot nuk do të ishin dënuar të luanin pa tifozë.

“Ka pasur shqiptarë që kanë ardhur në Budapest për të parë Kombëtaren. Ndoshta e kanë planifikuar që më parë, por dënimi nga UEFA u prishi planet. Në një komunikim me një gazetar hungarez na tha: “Na shohin si një skuadër të vogël. Nëse ajo gjë nuk do ndodhte me Anglinë ndoshta nuk do të kishte shkuar kështu. Por ndodhi me Anglinë dhe na dënuan””, raporton Sokol Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online