Ditët e izolimit nuk kanë qenë aspak të lehta për askënd e sidomos për futbollistët. Këta të fundit kanë qenë larg fushave dhe topit të futbollit për dy muaj, e pasojat do i vërejnë në stërvitje me skuadrën. Një përjetim aspak të mirë përgjatë këtyre muajve e ka pasur edhe Mario Baloteli, i cili në një bisedë në “Instagram“ me Matrin shprehet se tani nuk do të jetë më në gjendje as të ndalojë një top nëse ia pasojnë. Më tej shton se ishte duke u çmendur javët e fundit për shkak të qendrimit i vetëm në shtëpi, ndërsa zbulon edhe problemet me gatimin.
“Nëse më pasoni një top nuk e di nëse mund ta ndaloj atë, nuk kam prekur një top për dy muaj. Unë po ju them të vërtetën, madje edhe pak kundër ligjit, por rreth shtëpisë ku është parku, do të bëja ca streçing. Nëse nuk keni një rutinë, është e pamundur. Sidoqoftë, unë jam përmirësuar këtë vit, ose do të shënoj ose do të vrapoj. Dy javët e fundit isha duke u çmendur. Unë isha vetëm dhe nuk di si të gatuaj: për disa ditë më duhej të haja kartona dhe copa muri … Sidoqoftë nuk po shëndoshem, për fat të mirë”, ka thënë Baloteli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/