“As që ia kam idenë kush është Kukësi”! Trajneri i Slavias pendohet për fjalët, nuk del as para kamerave

Nga Klaudio Ndreca

“Po i’u tregoj të vërtetën, nuk ia kam idenë se çfarë ekipi është Kukësi. Nga sot do të futemi dhe do të shohim se çfarë përfaqësojnë ata. Shpresojmë se do e fitojmë ndeshjen. Sigurisht nuk është se do të kemi një kundërshtar aq shumë të vështirë”, u shpreh trajneri i Slavias, Zlatomir Zagorcic menjëherë pas rënies së shortit.

Pra duke e nënvlerësuar dukshëm kundërshtarin për të vënë në theksin kryesor se do të kishin përballë një ekip pa histori të madhe dhe duke e siguruar kualifikimin përpara kohe. Por me Skënder Gegën në krye dhe në shtëpi, kurrsesi verilindorët nuk mund të gabonin ndaj ekipit bullgar.

Kukësi arriti të fitonte në shifrat 2-1 ndaj Slavias për të kaluar turin tjetër, ndërsa trajneri Zagrocic nuk ka dalë as në intervistë pas ndeshjes, duke zgjedhur që t’i braktis kamerat për të dhënë shpjegime rreth rezultatit të marrë. Pra ekipi “i panjohur” i nxjerrë papritur nga Europa, ndërsa për më tepër tani trajneri i tyre rrezikon edhe shkarkimin pasi në kampionatin e ri ka marrë dy humbje dhe një barazim në sezonin e ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *