“As në 4 kualifikuese bashkë nuk i kemi bërë 18 pikë”, Duka: Diferencë e madhe 76 vjeç me 20 vjeç, kur të vijnë kritikat duhet ti dëgjosh

Një tjetër vit është mbyllur për futbollin shqiptar. Shqipëria në këtë 2021-sh ka arritur objektivin e saj për të dalë e treta në kualifikueset për Kupën e Botës 2022. Një edicion i suksesshëm për kuqezinjtë, që ngjiten një vazo më lart në renditjen e FIFA-s. Ndërkohë sezoni i ri i Superiores ka nisur me risi, duke u aplikuar për herë të parë sistemi VAR në kampionatin shqiptar të futbollit. Për të folur më tepër rreth Kombëtares, Superiores dhe futbollit shqiptar në përgjithësi, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “Supersport”.

Një tjetër vit është mbyllur për futbollin shqiptar. Shqipëria në këtë 2021-sh ka arritur objektivin e saj për të dalë e treta në kualifikueset për Kupën e Botës 2022. Një edicion i suksesshëm për kuqezinjtë, që ngjiten një vazo më lart në renditjen e FIFA-s. Ndërkohë sezoni i ri i Superiores ka nisur me risi, duke u aplikuar për herë të parë sistemi VAR në kampionatin shqiptar të futbollit. Për të folur më tepër rreth Kombëtares, Superiores dhe futbollit shqiptar në përgjithësi, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “Supersport”.

“Tashmë futbolli është gjëja më e rëndësishme në gjërat më të rëndësishme. Ka ndryshuar shprehja, ka kaluar shumë kohë nga koha e Arrigo Sakit. Vështirësia që të sjell në kushtet e pandemisë shoqërojnë të gjithë komponentët e tjerë të jetës. Edhe në sport ka ndikuar negativisht. Nuk kanë pasur mundëistë maksimale për të kapur objektivat maksimal. Me kënaqësi konstatoj se futbolli shqiptar në aspektin ndërkombëtar ka bërë mirë. Ka dhuruar emocion, ka bërë dhe arritje historikë. Do arrinim më shumë nëse do ishim në kushte normale.

Kemi arritur vendin e tretë, kemi marrë 18 pikë si asnjëherë tjetër në histori. Ishte një edicion i bukur, na mbajtën në lojë deri në fund me Poloninë. Duke respektuar rezultatet e historisë dhe traditës ne kundër Hungarisë nuk kemi marrë asnjëherë rezultat pozitiv. Për herë të parë në histori fituam ndaj Hungarisë dhe i shënuam gol. Padyshim i kemi parë si kundërshtarë shumë të fortë. Ajo ndeshja me Poloninë ka një lloj pengu për mua dhe gjithë skuadrën, sepse ne vetëm në ditën e ndeshjes humbëm tre lojtarë prej kovidit dhe kishim edhe tre mungesa. Me gjashtë mungesa për një ekip si i joni është shumë e vështirë. Nuk i ka arritur Shqipëria asnjëherë në historinë e vetë, madje as në katër eliminatore bashkë nuk i ka bërë 18 pikë. Është proces, sepse nuk kemi objektiv të ndryshojmë skuadër. Fatmirësisht te ne ka ndodhur në mënyrë uniforme gërshetimi i lojtarëve me eksperiencë me ata të rinj. Ndoshta na e bëri më të lehtë edhe Liga e Kombeve.

Lojtarët e rinj dhe ata me eksperiencë kanë qenë lojtarë që janë aktivizuar me ekipet e tyre. Një nga futbollistët që ne patëm shumë shpresë për ndeshjet kundër Polonisë dhe Hungarisë, Nedim Bajrami, për fat të keq nuk ishte në formë. Tani është në formë. Kemi lojtarë premtues, jo thjesht nga ata talentet që dalin në gazeta, por talente që dalin në fushë në kampionatet e rëndësishme europiane si Kumbulla te Roma apo Broja, që lë edhe shenjë në fushë me gola. Kam shumë besim për kualifikueset e ardhshme apo edhe Ligës së Kombeve në vitin 2022.

Çëshjta Broja-Reja? Diferencë e madhe në fakt mes një 76-vjeçari si Reja, me një 20-vjeçar si Broja, por unë kam vlerësime maksimale për të dy, nga pikëpamja sportive. Broja është një futbollist me talent, por nuk mund të themi ende që është një lojtar i madh, pasi i duhet akoma kohë dhe punë. Ka potencial dhe mundësi, por të gjithë ne duhet të jemi pozitivë, për ta shtyrë të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, ashtu si edhe për ne, pasi nuk na vijnë përditë talente të tillë. Ndihma që duhet t’i japim, është të jemi realë, dhe jo ta fërkojmë kur ai gabon. Të gjithë jemi njerëz që gabojmë, por kur vihen në dukje kritikat, është e rëndësishme t’i korrigjojmë ato dhe jo të reagojmë keq. Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë edhe të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin i vetëm, ndaj duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo milimetër, ndaj një milimetër më shumë Broja dhe po aq më shumë Reja, për të shkuar në rrugën e duhur. Nuk ka debat, por thjesht kritika”, ka deklaruar Amrand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *