“As djali im e as i Refikut nuk është për këtë punë”, Gjici me këmbë në tokë: Të kënaqur vetëm për sot, Pejiç të jetë më kërkues  

Tirana ka marrë sot humbjen e parë në kampionat. Faza e parë përfundon me një disfatë në “Loro Boriçi”, aty ku Kukësi bëhet i pari ekip që shijon tre pikët kundër bardhebluve. Verilindorët gjejnë golin në minutën e 50 të takimit, ndërsa në minutën e 80 ishte Seferi ai që u kundërpërgjigj nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë ndeshja nuk kishte mbaruar ende për Kukësin. Një supergol i Bashës në minutat e fundit të kohës së rregullt vlen tre pikë për verilindorët dhe i mohon arratinë në krye bardhebluve të Shehit. Pas përfundimit të takimit trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

Gjici (Kukës): “Kur fiton normale që kënaqesh. Por nuk mbaron kampionati këtu, është i gjatë. Kënaqëmi sa për sot. Nesër fillon ditë e re. Sot shkoi mirë. Mundëm ekipin që qendorn në vendi ne parë prej disa javësh dhe është me meritë aty. Unë kam 2-3 vite që nuk rri shumë afër ekipit, nga vetë pozitat që kam. Jam President i Nderit tani. Vij shoh ndeshjet, por gjatë javës merren të tjerët. Pero duhet të jetë pak më kërkues për të gjithë vargun zinxhir të menaxhimit të klubit dhe besoj që do ia dalë. Specialistët që kanë shtruar fushën nuk na lanë ta përdornim për Tiranën. Kur të na thonë ata do ta përdorim. Pjesa tjetër e stadiumit, mobilimi apo të tjerat për 10 ditë mbarojnë. Stadiumi është një vlerë e shtuar për Kukësin dhe kuksianët. Falë rezultateve të ekipit të Kukësit ka ardhur ky stadium.

Patjetër që edhe me kampionatin e fituar jam i kënaqur, sepse morëm trofe që pas 83 vitesh. Por edhe për stadiumin jam i lumtur, sepse Kukësi kurrë nuk ka pasur një stadium si ky. Në fakt as djali i Refikut as djali im nuk janë për këtë punë. Janë shumë të urtë, janë të butë dhe janë shumë të drejtë. Djemtë i kemi të mirë, me kluturë, paçka se nuk janë agresivë. I kemi edukuar me një frymë tjetër. Politikan apo president futbolli? Mendoja se president futbolli ishte shumë herë më e vështirë se politikan, por po më del kjo e fundit më e vështirë. Këshilltarit të presidentit të Tiranës i thashë nuk dua të vish thjesht punëtor, por do të bëjë brigadier. Vetë Refikun mos e merr, sepse nuk është për punë fizike”.

Basha (Kukësi): “Morëm një rezultat të mirë sot. Ishim shumë të emocionuar para ndeshjes pasi donim ti tregonim gjithë Shqipërisë se sa ekip i mirë jemi ne. Kam luajtur më parë në liga të mirë dhe u përshtata lehtë. Të gjithë lojtarët më kanë parë si futbollist me eksperiencë këtu. Jam i lumtur. Është një ekip me atmosferë shumë të mirë dhe sjellje shumë të mirë. Kjo ma ka bërë të lehtë përshtatjen. Pretendent për titull? Sigurisht që është Tirana, por është edhe Kukësi. Janë të dyja skuadra të mira dhe do i marrim ndeshjet një nga një”.

Shehi (Tirana): “Ne ishim koshientë dhe e dimë që lodhja ndikonte sot. Pjesa e para ishte më në ekuilibër. Dëmtimi i Behiratçes na vuri para faktet se duhet të ndryshonim. Edhe në pjesën e dytë nuk luajtëm keq. Më vjen keq për mënyrën se si i pësuam golat. Kishim mundësinë të shkonim edhe 1-2. Por ky është futbolli. Ngo është lojtari ynë kryesorë. Ka edhe ditë të mira, ka edhe ditë të këqija. Vuan ende Kovidin dhe mungesat. Nuk ia faturojmë atij fajin. Ne kemi bërë një fazë të parë shumë të mirë. Kemi qenë dominant, kemi qenë superiorë, kemi marrë më shumë pikë. Do të donim që edhe sot të paktën të mos dilnim pa pikë, por u ndëshkuam në fund, sepse ndeshja po shkonte drejt barazimit. Me çfarë po shoh, u bëra që në janar në drejtim të Tiranës dhe nuk është ambient që të vë në trysni. Nga Kupa dolëm edhe për çështje fati. Mos të harrojmë që kemi bërë një fazë të mirë me 20 pikë”.

Longo (Kukësi): “Nuk jam dakord me Kupën. Shënuam dy gola dhe patëm mundësinë të shkonim me shtesa. Nuk e di pse i anullua një gol. Sot ishte ndryshe. Po luanim kundër Tiranës, e cila për mendimin tim është jashtë kategorie. Ishte një ndeshje e veçantë. Por duke filluar nga nesër do të shohim për ndeshjen me Egnatian. Sa herë që futemi në fushë, kundërshtari na pret. Edhe Tirana na priti sot. Por kundër tyre është shumë e vështirë të krijosh mundësi, janë më të mirët në Shqipëri. Jam i kënaqur me Domin dhe Gavazajn. E kam kuptuar këtë qendrim të ekipeve shqiptare dhe sot menduam të ndryshonim strategji.

E thonë faktet për Tiranën, kanë 25 kampionate, kanë impakt kudo, janë më të organizuarit. Ne bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, por të krahasohemi ne me Tiranën nuk besoj se është me vend. Pas Teutës kishte probleme. Ishte momenti për të bërë gjërat të qarta. Gjici më tregoi besim mua dhe skuadrës për këtë projekt. Kam lojtarë fantastikë, por kam edhe një staf të tillë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online