Artikulli i gjermanëve për Superioren, Deçka e thotë hapur: “Der Spiegel” mi transformoi fjalët!

Pak ditë më parë do të ishte një artikull i “Der Spiegel” mbi futbollin shqiptar, duke prekur futbollin shqiptar dhe pjesën e errët që supozohet në Superiore. Madje në të do të përmendej edhe një deklaratë e gazetarit Andi Deçka, që sipas artikullit kishte thënë se njërëzit nuk shkojnë më në stadium pasi ndihen se po tallen me ta.

Por i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, është shprehur se fjalët e tij janë tjetërsuar tërësisht nga media gjermane: “Ato fjalët e mia nuk ishin vetëm të dala nga konteksti. Ato ishin tërësisht të transformuara. Pastaj e ardhur nga një media si “Der Spiegel”, nuk e di. Gazetari në fjalë më kontaktoi pasi kishte parë disa kronikat tona. Në asnjë moment nuk e ceku se ishte në Shqipëri për një reportazh dhe që po bënte një intervistë. Nuk e di se ku i ka gjetur ato fjalët e mia”, ka thënë Deçka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online