Arteta nuk do t’ja dijë për famën e lojtarëve, nxjerr në shitje blerjen më të shtrenjtë në historinë e Arsenalit

Nicolas Pepe u ble për 80 milionë euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, megjithatë minutat e pakëta të aktivizimit e kanë detyruar 25 vjeçarin të mendojë largimin në janar. Njëjtë si me Mesut Ozilin, trajneri Mikel Arteta nuk e shikon fare pjesën e vlerës së lojtarëve apo famës që ata kanë, por vetëm për atë që tregojnë në fushën e lojës.

Tifozët e Arsenalit e kanë akuzuar trajnerin se nuk e mer mundimin ta provojë Pepen, teksa ky i fundit në 12 ndeshjet që ka luajtur ka shënuar gola dhe ka dhuruar asist. Në një intervistë para pak kohësh francezi kishte deklaruar se donte të luante më shumë, por skuadra nuk ia jep këtë mundësi. Drejtuesit e topçinjve po mendojnë për një huazim të tij brenda ekipeve të Premier Ligës, ose në rastet se vjen një ofertë e kënaqshme mund të tentojnë shitjen e plotë te tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *