Artan Shyti ngre zërin kundër Vatës dhe Hoxhës: Po si i prisni njerëzit në stadium pastaj ju?

Një debat i ndezur është duke u zhvilluar te emisioni “Procesi Sportiv”. Rudi Vata dhe Artan Hoxha kanë pasur polemika të forta për futbollin në Shqipëri, duke u shprehur se gjithçka është e paracaktuar.

Mes shumë fjalëve të tyre, ka ardhur edhe ngritja e tonit nga ana e Artan Shytit. Ky i fundit ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke pyetur: “Po si i prisni njerëzit në stadium pas këtyre fjalëve?”. Sigurisht që një paraqitje e tillë në media ndikon edhe te audienca, ndërsa sipas Shytit, gjithçka lidhet me rezultatet sa i përket pranisë së tifozëve në stadium.

“Unë në fillim nuk e dija se isha në këtë futboll të korruptuar siç po shprehen këta, unë e dija se isha te procesi sportiv. Ju flisni vetëm për një futboll të errët. Kjo e korruptuar, ajo e korruptuar. Po çfarë faktesh keni ju? Po ku e keni dokumentin? Po si mund të thuash që gjithçka është e tillë? Pastaj, ne i japim këtë mesazh gjithë popullatës.

Pyetja ime është: “Si i prisni njerëzit në stadium kur i edukoni njerëzit në mënyrë të tillë?”. Sigurisht që vend për t’u përmirësuar ka, se këto fenomene ndodhin në gjithë botën. Por ama, nuk mund të flasim kështu. Sa i përket tifozëve që mungojnë disi në stadium, kjo është kultura jonë. Ne jemi kështu: “Po nuk fitove, nuk të vimë në stadium”. Nuk janë tifozët anglezë që të duartrokasin edhe kur humbet”, ka thënë Artan Shyti. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online