Artan Sakaj nis karrierën e trajnerit, merr drejtimin e Orikumit

Artan Sakaj është trajneri i ri i skuadrës së Orikumit në Kategorinë e Dytë. Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Flamurtarit është prezantuar gjatë ditës së djeshme në radhët e skuadrës orikase, që këtë sezon synon të rikthehet në Kategorinë e Parë. Skuadra e Orikumit ka pasur lëvizje të shpeshta në stol, është drejtuar nga Gentian Mezani e më pas nga Albert Haxhiraj. Ky i fundit do të vijojë që të jetë pjesë e stafit orikas, ndërsa si trajner është zgjedhur një emër i spikatur i futbollit vlonjat, Artan Sakaj, që ka një eksperiencë të madhe në Superiore me disa skuadra të njohura.

Dje, trajneri i ri është prezantuar nga krerët më të lartë të skuadrës së Orikumit para skuadrës dhe për “Sport Ekspres”, pasi ka drejtuar seancën e parë stërvitore me skuadrën e re, ka pohuar: “Do të synojmë fitoren ndeshje pas ndeshjeje, për të kapur edhe kreun e grupit. Unë falënderoj vlerësimin që më kanë bërë krerët më të lartë të skuadrës së Orikumit, duke më besuar drejtimin e skuadrës së tyre. Na pret një punë shumë e madhe, me objektiva të qartë. Por, besoj se do t’ia dalim, të gjithë bashkë për të fituar çdo ndeshje. Te Orikumi ka kualitete, ndaj duhet vetëm punë”, – tha dje trajneri i ri Artan Sakaj.

Elton Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *