Artan Hoxha për planin e fishekzjarreve: Falë Zotit që nuk ndezi, do kishte pasoja të rënda

“Sport Ekspres” raportoi në mbrëmjen e djeshme një skandal që ka ndodhur para takimit mes Tiranës dhe Partizanit. Kështu, disa persona kishin vendosur disa kallëpa me fishekzjarre në stadium dhe që do të shpërthenin gjatë vazhdimit të ndeshjes në krahun e tifozave të kuq.

I ftuar në “Procesin Sportiv”, gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje më tepër në lidhje me këtë skandal, duke thënë se do të kishte pasoja shumë të rënda nëse fitili do të ndezej.

“35 kapsollë fishekzjarre të mëdha, të futura në vazo. Ndezja do të bëhej me telpërcjellës, atje ku ndodhej një tifogrup i ri i Tiranës, që nuk dua t’i përmend. Ata njerëz kanë bërë një gjë shumë të rëndë. Nëse ai telpërcjellës do të ndizej, sepse ato janë barut, pasojat nuk i di askush me saktësi. Do të ishte vërtet e madhe pasoja dhe falë zotit nuk ndezi, pasi kishte 1500 tifozë të Partizanit, gazetarë dhe polic”, ka thënë Hoxha. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online