Menjëherë pas humbjes turpëruese ndaj Bodo Glimt në shifrat 6-1, Murinjo vendosi që të përjashtonte pesë futbollistë. Mes tyre ishte edhe Kumbulla që përfundoi në tribunë ndaj Napolit. Por nëse për të tjer?t tribuna do t? jetë aty edhe ndaj Cagliarit, Kumbulla do të kthehet në stol.
Arsyeja? E thjeshtë! Kumbulla ishte i vetmi që kërkoi falje publike mes të dënuarëve dhe është i vetmi qendërmbrojtës në stol pas dëmtimit të Smalling.
Këtë vendim për ta rikthyer e ka duartrokitur edhe gazetari italian, Andrea Pelagati.
“Thjesht e drejtë që të falet Kumbulla. Me të vërtetë mjaft e drejtë. Ai është i vetmi që ka kërkuar falje publike në rrjetet sociale. Ndërsa Villar vendosi orën e rërës për të shënuar kohën e mbetur në Romë. Ndërsa Diawara e bën menaxherin të qajë në mikrofonat e gazetarëve. Dhe pastaj, nga të tre, Kumbulla ishte një investim i vërtetë. U pagua shumë për të fituar konkurrencën nga Milani, Juve dhe Lazio.
Nuk mund ta hidhni në kosh ashtu! Edhe sepse luajti në mënyrë hyjnore me Juriçin, por edhe me Kombëtaren ku pak javë më parë bëri përshtypje të madhe si në markimin e Lewandowskit ashtu edhe në Harry Kane. Kjo nuk është keq zotërinj, por duhet futur në një fazë mbrojtëse që nuk e ekspozon ndaj shpejtësisë poshtëruese një kundër një”, shkruan gazetari italian. /Sport Ekspres/