Arsyeja pse e dashurojmë futbollin/ Tifozët e rindërtuan vetë stadiumin dhe 2019-n erdhi ngjitja e parë në Bundesligë, historia e ekipit gjerman që sot është në krye dhe elimimoi Ajaksin në Europë

Unioni i Berlinit ka një nga historitë më të bukura dhe njëkohësisht më të pabesueshme. Klubi gjerman po përjeton kulmin e tij në futboll, duke shpërblyer dashurinë dhe besnikërinë e tifozëve. Më shumë se 2000 tifozë vendosën të punojnë vullnetarisht për 140 mijë orë në rindërtimin e stadiumit. Impianti i Unionit të Berlinit ishte një nga faktorët që e pengonin në ngjitjen në ligat elitare dhe si pasojë e kushteve të këqija financiare, ishte vetë tifozeria e klubit gjerman që në nga viti 2008 e deri në inagurimin në vitin 2013 punuan për të modernizuar atë që do të ishte shtëpia e tyre futbollistike.

Ekipi kryeqytetas mori një hov të madh zhvillimi në vitet e fundit. Në vitin 2019 erdhi promovimi i parë në Bundesligë, ndërsa sezonin e shkuar siguruan kualifikimin në Ligën e Europës. Unioni i Berlinit nuk e ka ndalur rritjen, teksa tashmë udhëheq tabelën e renditjes në Bundesligë me pikë të barabarta me Bajernin e Mynihut dhe Borusian e Dortmundit, dy klube legjendare në Gjermani. Gjithashtu bardhekuqtë siguruan kualifikimin në 16-she të Ligës së Europës, ku eliminuar një klub me traditë në futbollin europian, si Ajaksi. Mrekullitë ndodhin, mjafton të besosh te ato./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online