Arsenali kërkon mëshirën e Manchester City! Nuk prek topin me këmbë dhe 3 gola të pësuara në 45 minuta, e tradhton edhe Granit Xhaka

Manchester City është duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 kundër Arsenalit. Topçinjtë i janë larguar niveleve të larta prej disa vitesh, por gjendja ku ka mbërritur skuadra në këtë sezon është frikësuese. Thuajse asnjë prej emrave të lojtarëve që ndodhen në këtë ekip nuk bind për tifozët. Pjesa e parë ndaj Manchester City ka përfunduar me shifrat 3-0, ndërsa golat kanë ardhur nga Gundogan, Torres dhe Gabriel Jesus.

Sa i përket mbajtjes së topit, “qytetarët” nuk ia lejojnë sferën Arsenalit me përqindjen që është: “74% me 26%”. Për t’i bërë gjërat më keq mendoi Granit Xhaka që u ndëshkua me karton të kuq në minutn e 35 pas faullit të ashpër që shkaktoi. Tashmë Arsenali pret mëshirën e Manchester City, për të mos i dërguar shifrat në turpëruese. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online