Arroganca e madhe e yllit të Barcelonës: Nuk duhet të flisni fare për mua, kur të më mundni, atëherë po… 

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Yamal është padyshim një prej yjeve aktual të futbollit. Pavarësisht moshës së re, lojtari i Barcelonës po zhvillon ndeshje të shkëlqyera në nivelin më të lartë të futbollit. Shkëlqimi i tij erdhi në Europianin e Gjermanisë dhe tani Yamal ka mbajtur të njëjtin shkëlqim. 

Por shpeshherë te Yamal shihet një arrogancë e madhe dhe për shumëkënd, e tepruar. I pyetur për sjelljen e tij dhe deklarata e tepruara për Real Madridin, Yamal iu përgjigj gazetarëve shkurtë dhe qartë: “Për sa kohë unë fitoj, askush nuk flet dot për mua, nuk duhet të më thonë asgjë. Kur të fitojnë kundër meje, atëherë po”, tha Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/