Arritje e madhe për vëllain e Xhakomo Vrionit, sulmuesi 18-vjeçar po afrohet më tepër me Serinë A

Trajneri Reja dhe tifozët shqiptarë presin ende që të shohin Xhakomo Vrionin me Kombëtaren A, por në krahun tjetër është duke u rritur edhe vëllai i vogël i tij, Alessio Vrioni. Ky i fundit luan me Anconca Matelica në nivelet e ulëta të futbollit italian dhe ka tërhequr vëmendjen me statistikat impresionuese.

Vetëm 18-vjeç dhe e ardhmja duket jo pak premtuese. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoëeb”, lojtari ka tërhequr vëmendjen e disa skuadra të Serisë B. Më afër marrëveshjes në merkaton verore duket SPAL, që në këtë sezon duhet të mbijetojë në Serinë B. Por një ngjitje e tillë dhe duke parë moshën e Alesios, padyshim që do të ishte hap përpara në karrierë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *