Arritje e madhe për lojtarin e Shqipërisë, CIES e nxjerr si të dytin më të mirin…në botë!

Lojtarët e Shqipërisë po shkëlqejnë jo vetëm në Kombëtare, por edhe në klubet e tyre respektive. Një rast që duhet përmendur është edhe ai i Qazim Laçit që ka dhënë shumë kontribut te Sparta e Pragës. CIES ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asist e dhëna deri tani, në të gjitha kampionatet në botë.

Atje shihet se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asist të dhënë në 90 minuta. Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asist, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *