Arritje e futbollit të Superiores, në shtatë kampionatet që kanë moshën më të re në botë

Kategoria Superiore e Shqipërisë është një prej kampionateve ku luajnë më shumë futbollistë të rinj në botë.

Statistikat në nivel botëror në lidhje me futbollistët e aktivizuar në këtë kampionat tregojnë se kampionati më i rëndësishëm në Shqipëri është mes 7 kampionateve të para që kanë një mesatare moshe nën 25 vjeç (më saktësisht 24.99 vjeç).

Vendet e tjera që janë më mirë në këtë klasifikim janë Holanda, Kroacia, Malin e Zi, Sllovakia, Letonia dhe Kirgizistan. Për të përforcuar këtë statistikë mjaft interesante vlen të përmendet edhe fakti se në kampionatin tonë nuk ekzistojnë rregulla në lidhje me aktivizimin e lojtarëve të rinj në një ndeshje. Të dhënat e platformës “WyScout” i janë referuar 73 kampionateve të ndryshme në botë për sezonin e kaluar dhe për sezonin aktual (pjesën e dytë të 2020-s) duke pasur parasysh që ka edhe kampionate që e nisin sezonin në muajin shkurt dhe e mbyllin në nëntor (për shembull vendet e Amerikës së Jugut dhe vendet skandinave).

Duke i hedhur një sy më në detaje këtyre statistikave vëmë re se Apolonia është skuadra që për momentin ka moshën mesatare më të re në këtë kampionat (22 vjeç), ndërsa Teuta është skuadra me moshën mesatare më të lartë (28.5 vjeç).

Kjo është renditja e skuadrave sipas moshës mesatare për sezonin 2020/21:

Këto statistika janë sinjale mjaft të mira për të ardhmen e futbollistëve tanë dhe kampionatit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *