Arnold dhe Witsel zgjodhën festimin që ngjan si shqiponjë, shpjegimi nis që te video-loja FIFA 20

Në ndeshjet që u zhvilluan ditën e dielë, në elitën e futbollit europian, ka pasur edhe dy festime të lojtarëve që kanë zgjedhur një mënyrë që ngjason shumë me shqiponjën. Tashmë nuk janë vetëm lojtarët shqiptarë të veçantë në këtë mënyrë festimi, pasi kemi edhe disa shpikje të reja

E tillë është ajo e Arnoldit, me këtë të fundit që e vuri në praktikë pas golit të shënuar ndaj Chelseat. Mbrojtësi i njohur ka zgjedhur të festojë duke i bërë duart në formë “V”, e ardhur kjo në mënyrë identike nga video-loja në “FIFA 2020”, ku shihet në futbollin e rrugës.

Ndërsa sa i përket festimit të Witselit, ka të njëjtën festim që tashmë dihet nga të gjithë. Bëhet fjalë për simbolin e zogut dhe dallon nga shqiponja vetëm nga bashkimi i gishtrinjëve. Mesazhi i këtij festimi është se lojtari që shënon, fluturon gjithmonë në lartësitë më të mëdha. /Sport Ekspres/