Armando Sadikun “e parkoi” për…të q..sha Robt! Armando Broja gjen trajnerin e ri në Angli, por ka histori me shqiptarët

Burnley duket se e ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Hayen. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia, Fabio Celestini do të jetë trajneri i ri i anglezëve. Teksa Armando Broja pritet të rikthehet nga dëmtimi dhe të gjejë trajnerin e ri, në të kaluarën Celestini ka drejtuar disa lojtarë shqiptarë.

Por historia e tij e përplasjes është çuditërisht pikërisht me një sulmues të Shqipërisë, Armando Sadikun. Në prill të vitit 2019, sulmuesi Armando Sadiku u bë protagonist i një ngjarjeje të bujshme në Zvicër, ku pas një supergoli kundër Baselit, shpërtheu në të shara në gjuhën shqipe drejtuar stolit dhe trajnerit të tij te Lugano, Fabio Celestini. “Të q..fsha robt”, ishin fjalët e Sadikut drejtuar Celestinit.

Pas ndeshjes, trajneri Celestini e kaloi me elegancë dhe sportivitet këtë situatë duke thënë se nëse Sadiku e kishte me të, atëherë uronte që ta bënte më shumë në të ardhmen, nëse do të shënonte gol. Por nga ana tjetër, Sadiku u la në stol menjëherë në ndeshjen e ardhshme dhe në vazhdim hapësira për të u kufizua akoma edhe më shumë. Pra për Celestinin, hakmarrja shërbëhet në një pjatë të ftohtë dhe mbi të gjitha, duhet të harrohen kryengritjet ndaj trajnerit. Pra Broja duhet të bëjë kujdes pasi mbi të gjitha, Celestini e njeh mirë edhe gjuhën shqipe. /Sport Ekspres/