Klubet në Angli kanë një kreativitet të lartë, ndërsa pavarësisht se futbolli është ndalur në këtë vend, faqet e tyre në rrjetet sociale, veçanërisht në “Twitter” mbeten shumë aktive. Klubi i Ipswich, atje ku shpeshherë përfshihet me ekipin e parë edhe talenti shqiptar shumë premtues, Armando Dobra, ka rikthyer në vëmendje ndeshjen e fituar me rezultatin 3-0 ndaj Portsmouth që u luajt në vitin 2003.
Por në këtë faqe gjithçka jepej në “kohë reale” me minuta dhe gola të shënuara, sikur ndeshja të ishte duke u zhvilluar në pasditen e sotme. Shpeshherë klubi është kritikuar kur nuk ka përfshirë në ekipin e parë Armando Dobran më parë, ndërsa sot gjithçka është sqaruar që pa nisur mirë ndeshja: “Për atë që pyesin, Armando Dobra nuk është përfshirë këtë pasdite për shkak se ka qenë 2-vjeç në kohën kur është zhvilluar kjo ndeshje”, shkruhet në reagim për talentin shqiptar të lindur në vitin 2001. /Sport Ekspres/
For those asking, Armando Dobra isn’t involved this afternoon due to being two years old at the time of the game. #MatchdayRewind | #itfc
— Ipswich Town FC (@IpswichTown) March 21, 2020