Armando Cungu i bën thirrje Vllaznisë: Paraqitu si kampione, ndryshe rrezikon edhe Europën

Armando Cungu ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, në RTSH Sport ku ka analizuar situatën në të cilën po kalon Vllaznia. Shkodranëte ishin dukshëm favoritë për ta fituar kampionatin, por tashmë janë vetëm tre pikë larg nga Partizani. Sipas trajnerit të 19 vjeçarëve të Kombëtares së Shqipërisë, Vllaznia është surpriza e këtij sezoni, por në këtë fazë e penalizon shumë fakti që nuk ka stolin e ekipeve si Laçi dhe Partizani.

“Të jemi të qartë, askush nuk e ka pritur këtë ecuri të Vllaznisë, por kishte fatin e mirë që shfrytëzoi kohën e gjatë për tu stërvitur. Ndërkohë, ekipet e tjera patën problem. Vllaznia nuke ka stofin e skuadrave të tjera, Partizanit, Tiranës, Laçit apo Teutës. Është diçka që e rëndon nga ana psikologjike”.-tha Cungu.

Por megjithatë Cungu i ka bërë thirrje Vllaznisë se duhet të sillet si kampione në rast se kërkon të fitojë Superligën. Sipas tij nëse shkodranët nuk dalin lojën e tyre, jo vetëm që nuk do të triumfojnë, por rrëzikojnë dukshëm dhe zonën e Europës.

“I bëj thirrje Vllaznisë, si trajner dhe si shkodran që Vllaznia të paraqitet si kampione në fushën elojës, në tëkundërt mund të rrezikojë edhe Europën. Duhet ta marrin me qetësi situatën, jo me nervozizëm”.-përfundoi Cungu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *