Armando Broja te Burnley, ja se kur pritet që të vijë zyrtarizimi për sulmuesin e Shqipërisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Armando Broja te Burnley duket një transferim i mbyllur. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë dritën jeshile këtij kalimi, teksa për herë të parë do të largohet nga Chelsea dhe do të transferohet në një ekip tjetër anglez, këtë herë jo si huazim.

Por kur pritet që të vijë zyrtarizimi? Sipas mediave britanike, zyrtarizimi pritet që të vijë në 24 orët e ardhshme. Një aventurë e re do të nis për Brojën që duhet të tregojë se ka ende shumë potencial në vete dhe të shmang me cdo kusht dëmtime të tjera që do të ishin fatale. /Sport Ekspres/