Armando Broja zbriti si titullar në fushën e lojës kundër Spanjës. Edi Reja i dha mundësinë sulmuesit të Southampton-it të tregojë vlerat e tij, duke ndryshuar kështu qendrim në lidhje me të. Në intervistën e dhënë për mediat pas miqësores, Reja ka shpjeguar edhe arsyet përse më në fund i besoi një fanellë titullari s is
“Ai ka qenë titullar në shumë ndeshje, është përmirësuar shumë kundër lojtarëve ndërkombëtarë të nivelit të lartë. Janë bërë rotacione. Po rritet shumë, ai është një nga pikat tona të forta për të ardhmen. Dhe ka 26 ose 27 lojtarë të tjerë”, tha Reja. /Sport Ekspres/