Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në këto javë të fundit të kampionatit. Kur mbeten edhe dy ndeshje nga fundi i Premier League, “qytetarët” kanë shkatërruar Fulham në transfertë me shifrat 0-4.
Goli i Foden, Alvarez nga penalltia dhe dopieta e Gvardiol vendosën historinë e kësaj ndeshje. Tanimë Man City ndodhet në vendin e parë, me dy pikë më shumë se Arsenali. Ndërkohë Armando Broja është aktivizuar për herë të parë në minutën e 68 nga stoli, por sulmuesi shqiptar ishte shumë pak në kontakt me topin pasi Manchester City po luante praktikisht me një portë. /Sport Ekspres/