Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Chelsea. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas Europianin dhe në mendimet e tij është e ardhmja.
Për momentin, Broja do të luajë shanset e tij me trajnerin e ri për të qëndruar te londinezët.
Ai do të përdoret në miqësoret përgatitore të Chelsea para sezonit të ri, aty ku do të merret vendimi përfundimtar.
Nga ana tjetër, në mediat italiane zbulohet se Juventusi ka hyrë në garë së bashku me Milanin për të nënshkruar me këtë lojtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/