Todd Boehly po përpiqet të sjellë një frymë të re në Londër. Presidenti i ri i Chelsea-t kërkon të fusë në “Stamfrod Bridge” stilin amerikan të të bërit të kontratave. Synimi i bluve të Londrës nga tani e tutje do të jetë blindimi i lojtarëve të rinj me kontrata 7-vjeçare.
Armando Broja do të jetë i pari që do të provojë mënyrën amerikane të të punuarit. Chelsea ka nisur bisedimet për rinovimin e sulmuesit shqiptar, të cilit i skadon marrëveshja me klubin në vitin 2026. Por me kushtin e ri të vendosur nga Boehly, për kontrata 7-vjeçare për lojtarët nën 25 vjeç, pritet që Broja të firmosë me Chelsean deri në vitin 2029./Halit Delibashi-Sport Ekspres/