Armando Broja do të jetë një tifoz të veçantë, Karlo Ançeloti: E ndjek ende Evertonin

Armando Broja do të ketë një tifoz të veçantë këtë sezon te Evertoni. Karlo Ançeloti ka pranuar në konferencën për shtyp në prag të duelit të vlefshëm për Ligën e Kampionëve kundër Liverpulit se ende e ndjek Evertonin. Blutë janë njëkohësisht rivali kryesor i Liverpulit, duke qenë ekipe të të njëjtit qytet.

“Jam ende tifoz i Evertonit. E ndjek Evertonin, çfarë ndodh me klubin dhe rezultatet e tyre” ka thënë Karlo Ançeloti. Kujtojmë se trajneri italian ka drejtuar më herët Evertonin për një periudhë 18-mujore./Sport Ekspres/