“Armando Broja do të ishte para Batshuayi nëse nuk do ishte dëmtuar”, në Angli e kanë siguri: Qëndron te Chelsea, Tuchel e pëlqen shumë

Armando Broja nuk mund të zhvillonte fazën përgatitore me Chelsea për shkakun e dëmtimit. Sulmuesi shqiptar iu bashkua ekipit të drejtuar nga Tuchel, por pas lëndimit të pësuar, duhej të rikthehej në shtëpi. Dilema dhe pyetja që të gjithë shtrojnë: “Cila do të jetë e ardhmja e këtij lojtari?”. Ëest Ham është duke vazhduar interesimin e saj dhe kërkon transferimin e Brojës, por te Chelsea nuk janë ende të qartë.

Simon Phillips, gazetari që ka informacione me burime të sigurta nga pranë klubit të Chelsea raporton se sulmuesi shqiptar do të qëndrojë te londinezët. “Broja do të qëndrojë, pavarësisht se Ëest Ham po përpiqet shumë për të nënshkruar me të. Thomas Tuchel e pëlqen Brojën dhe do të kishte qenë mbi Batshuayi në rend në këtë fazë përgatitore, nëse nuk do të ishte dëmtuar”, tregon Philips. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *