Armand Duka zbulon fjalët e Rejës pas grumbullimit me lojtarët e Superiores: President, i kam thërritur me vonesë

Silvinjo e nisi me një risi detyrën e tij të trajnerit, duke zgjedhur të jetëjë në Tiranë, nga ku mund të njohë më nga afër mentalitetin vendas. Duka është shprehur në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV’, se vendbanimi në Shqipëri ishte një kusht për trajnerin e ri të Kombëtares. Një arsye është edhe ndjekja nga afër e lojtarëve të kampionateve vendase, ku nuk mundojnë elementët që kanë potencialin të veshin fanellën kuqezi. Kreu i FSHF-së ka zbuluar më pas edhe fjalët e Edi Rejës pas grumbullimit të futbollistëve të “Abissnet Superiore”-s. Ish-trajneri i Kombëtares i ka shprehur Armand Dukës pendesën që nuk kishte ftuar më parë lojtarë të futbollit shqiptar në skuadër.

“Reja i detyruar i thirri në fund dhe pasi i mati vetë më tha: “President, i kam thërritur me vonesë“. Janë fjalët e Rejës këto. Një trajner, që s’po ia përmend emrin më tha: “Dua t’i ndjej aromën lojtarit”. Reja e pa kampionatin shqiptar me sytë e Bulkut, por është ndryshe kur e sheh vetë. Është ndryshe në video dhe ndryshe ta shohësh vetë“, është shprehur Armand Duka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online