Armand Duka reagon për incidentet në derbi: Gjest i shëmtuar, të eliminohen këto ngjarje

Një incident ka ndodhur para ndeshjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit, ku janë konfrontuar fizikisht të dyja tifozeritë e ekipeve. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, Duka e ka konsideruar të shëmtuar sherrin që nisi para ndeshjes dhe që duhet eliminuar, për t’u mos përsëritur.

“Njerëzit të mendojnë për veprimet që bëjnë, gjesti para lojës ishte shumë i shëmtuar. Futbolli luhet në fushë dhe duhet ta bëjnë aktorët. Organizimi nuk ishte i keq, por duhet të eliminojmë këto ngjarje, që janë të shpeshta në derbi, por jo vetëm në Shqipëri. E përsëris uroj që të jenë kënaqur gjithë spektatorët dhe besoj se kjo ishte një panoramë pozitive. Dy ekipet dhanë maksimumin. Ishte një stadium që ishte i mbushur. Shpresoj të jenë kënaqur me lojën. Derbit janë të vështira për të arritur rezultate”, ka thënë Armand Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online