Armando Broja do të debutonte me ekipin e parë të Chelseat, në atë fitore të fundit të bluve të Londrës me rezultatin 4-0 kundër Evertonit. Një jehonë të madhe do të bënte ky sulmues, që tashmë ka fituar dashurinë e të gjithëve.
Megjithëse vetëm pak minuta në fushë, por duhet të theksohet se është 18-vjeç dhe kjo është një arritje. Por frika e tifozëve shqiptarë u shtua pak ditë më parë, atje ku Armando u shpreh se nuk e dinte se çfarë do të ndodhte, nëse Anglia i dërgonte një ftesë.
Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe Armand Duka te emisioni “Pressing”: “Jam gëzuar shumë që Broja debutoi ndaj Evertonit, ashtu si çdo shqiptar. Sa për deklaratën që do marrë ftesë nga Anglia, nuk i besoj shumë se vetë Armando dhe babai i tij më kanë thënë që Shqipërinë nuk e ndërrojmë me askënd”, tha Duka. /Sport Ekspres/