Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pritur në një takim zyrtar teknikun brazilian Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva, të cilët kanë mbyllur përfundimisht aventurën e tyre në krye të pankinës kuqezi.
Kreu i futbollit shqiptar shprehu mirënjohjen më të lartë për punën e jashtëzakonshme të stafit, duke i falënderuar për kontributin historik që kulmoi me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian. Duka theksoi se ata do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë të suksesit.
Si shenjë mirënjohjeje për këtë rrugëtim të paharrueshëm, Presidenti i FSHF-së i nderoi ata duke u dhuruar fanellat e personalizuara të Kombëtares. Ky takim shënon fundin e një epoke që shkroi historinë në Kombëtaren tonë. /Sport Ekspres/