Armand Duka flet edhe për Superioren: Mos e prisni stadiumin si studio televizive!

Në një rrëfim të gjatë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në studion e “Ora News” janë prekur shumë tema. Për ta nisur që me Rejën dhe projektin e vazhdimësisë, për të vazhduar me “Arenën Kombëtare” dhe me Superioren.

Te kjo e fundit po ndalemi dhe Duka ka dhënë mendimin e tij në lidhje me atë që është paraqitur në fushë. Sipas presidentit të FSHF-së, kampionati këtë herë është shumë interesant, nisur edhe nga rivaliteti i madh mes skuadrave. Gjithashtu kur si pyetje shtrohet ajo situatë e tensionuar mes tifozëve në derbi, kujton faktin se edhe në studiot televizive ndonjëherë situata del nga kontrolli.

“Superiorja është shumë interesante. Nga java e parë deri në javën e shtatë janë të gjithë pretendent. Mos mendo se futbolli do të jetë studio televizive dhe nuk mund të ketë ndonjëherë të njëjtën qetësi si në studiot televizive. Megjithëse unë kam parë që edhe aty plas grushti. (Qesh). Janë emocionet që ndikojnë dhe ne e kemi në tip që nuk festojmë dot pa flakadanë. Te derbi kishte shumë gjëra për t’u evituar, por edhe të mira. Tifozët i bënë shumë mbështetje Tiranës.

Unë jam që gjithëkush të bëj detyrën e tij dhe jo të kapet pas fjalëve. Policia duhet të ruajë rendin. Policia duhet të ruajë rendin dhe të bëj detyrin, pasi paguhet nga ne. Për mua është e padrejtë që gjithë tifozeria të dënohet për disa persona. Megjithatë në këtë kampionat Komisioni i Disiplinës është munduar që t’i ndaj disi dhe të dënoj grupimet. Kjo lojë që ne duam nuk mund të zhvillohet pa terrene të mira. Ne duam të kemi një futboll mbi mesatar në Europë, ashtu si kemi edhe Kombëtaren. Ne kemi lancuar një projekt të ri dhe presim një mbështetje të qeverisë. Nëse nuk pranojnë, e bëjmë prapë vetë. I vetmi klub që është dënuar”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online