Armand Duka dhe Agim Ademi krijojnë formacionin e Shqipërisë së madhe, shihni lojtarët e përzgjedhur

Shqipëria e madhe quhet për fqinjët, ndërsa ne mund t’i themi lirisht natyrale. Padyshim se nëse do të ekzistonte një Kombëtare e vetme në trojet tona kualifikimi në Europian dhe Botëror do të ishte një mision më i lehtë për t’u përmbushur. Por çfarë formacioni do të krijohej dhe sa e vështirë do të ishte detyra për trajnerin e kësaj Kombëtare, që të përzgjidhte më të mirët në luksin e zgjedhjeve? Presidentët e dy Federatave të Futbollit i kanë të qartë idetë e tyre, duke i shpalosur në “Shiko Kush Luan”.

Armand Duka ka zgjedhur futbollistët e Kosovës që do të përfshiheshin në formacionin më të mirë duke përmendur këto emra: “Rrahmani, Hadërgjonaj, Shala, Celina, Rashica dhe Muriqi”. Ndërkohë nga krahu tjetër, Ademi ka nënvizur emrat e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë: “Ismajli, Roshi, Uzuni dhe Cikalleshi”. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shiko kush LUAN (@shikokushluan)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *