Arlind Ajeti shkëlqen në Turqi, është lojtari me vlerësimin më të lartë në kampionat

Arlind Ajeti po gëzon një formë pozitive në radhët e Bodrumsporit. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Alaniasporit. Bodrumspori fitoi me shifrat e thella 0-5, ku dy prej golave mbajnë autorësinë e Ajetit.

Lojtari i Kombëtares është vlerësuar me notën 9.5 nga “Sofascore”, e cila është edhe nota më lartë për javën e kaluar të Ligës së Parë të Turqisë. Paraqitja e kryer në fushë e lojës e ka përfshirë Arlind Ajetin në formacionin më të mirë të javës./Sport Ekspres/