“Mendoj që fillimi i ndeshjes dhe minutat e para dhe në fund kishin vështirësi. Nuk gjenim mënyrën për të dalë nga mbrojtja. U munduam me topa të gjatë dhe ishim pak të lodhur. S’e di çfarë mungoi, por nuk luajtëm mirë”. Kështu ka folur Arlind Ajeti pas ndeshjes, duke qenë realist. “Nuk do të thotë gjë që kur del një lojtar ndryshojnë gjërat (Agolli jashtë), por presioni i tyre ishte i fortë. Nuk mendoj që është psikologjike, por nuk na erdhi rasti të shënonim. Me Mavraj? Me të gjithë mirë, s’e kam problem fare. Jemi të gjithë profesionista. Jemi si familje këtu në kombëtare”.