“Arlind Ajeti na u premtua për Kosovën”, Bunjaku i zbulon të gjitha: E prita në hotel, nuk më erdhi

Nga Klaudio Ndreca

Albert Bunjaku ka menduar që në këto kohë të pandemisë, t’i hapë të gjitha arkivat dhe të zbulojë prapaskenat e lojtarëve. Bëhet fjalë për trajnerin e parë që bëri rrugëtimin me Kosovën kur dardanët u pranuan në instancat më të lartë të futbollit.

Këtë herë ishte radha e Arlind Ajetit për t’u zbuluar si histori. Pas prapaskenës së Milot Rashicës, Bunjaku tregon për “Reporteri” se kishte marrë fjalën e familjes se mbrojtësi që tani luan me Vejlen, do të luante me Kosovën. Madje duke e pritur edhe në hotel për t’u grumbulluar, por Ajeti nuk do të mbërrinte.

“Kur Kosova luajti dy miqësore me Turqinë dhe Senegalin, kam qenë në gjendje të vështirë për lojtarë. Klubet nuk i lironin futbollistët se ndeshjet nuk ishin në datat e përcaktuara të FIFA-s dhe UEFA-s. I kam kërkuar Shqipërisë për Currin, mirëpo lojtari që unë prisja në fakt ishte Arlind Ajeti. Kryetari kontaktoi me familjen e Arlindit dhe na u premtua se do të vinte që të luante me ne te Kosova. E kujtoj si sot që deri në ditën e ndeshjes e pritëm në hotelin “Esmerald”, por Ajeti nuk na erdhi”, tha Bunjaku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online