Arlind Ajeti pritet të ndërrojë skuadër. Mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. CFR Kluzhi ka pranuar një ofertë prej 300 mijë eurosh për kartonin e 30-vjeçarit, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme.
Bëhet fjalë për një ofertë nga Bodrumi, ku së fundmi u transferua edhe Taulant Seferi. Ekipit turk është ngjitur këtë sezon në elitë dhe po investon për të siguruar qëndresën në Superligën turke edhe për të paktën një sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/