Ai që ia mohoi arritjen më larg në “Champions League”, i kthehet për t’i dhënë një dorë në “Europa League”. FATI! Bardheblutë e kishin me shumicë në shortin e hedhur gjatë ditës së sotme në Nion të Zvicrës. Teksa do të kapeshin dy ekipe për të kaluar direkt në “Play-Off”, duke mos luajtur në turin e tretë të Europa League, Tirana ishte e para që u zgjodh nga goglat.
Pra një fat i madh për bardheblutë që kanë mundësinë për të përsëritur suksesin e Skënderbeut, ku janë vetëm 90 minuta larg mbërritjes në histori. Por sa do të fitojnë bardheblutë? Edhe pse nuk do të luajnë në fushën e lojës, “Telesport” raporton se Tiranës i mbërrijnë 280 mijë euro për kalimin nga turi i tretë dhe 300 mijë euro të tjera që do t’i shton në rast humbje në “Play-Off”. Pra në rastin më të keq, bardheblutë do të dalin me 600 mijë euro të tjera nga Europa. /Sport Ekspres/