Arjan Peço nuk e fsheh mallin: Më mungon Dinamo në elitë, përshtypje më bën edhe Skënderbeu

Në emisionin “Procesi Sportiv” është folur nga ana e Arjan Peços, edhe sa i përket gjendjes së kampionatit shqiptar. Një analizë e shkurtër ka ardhur nga ana e tij sa i përket ekipeve në Superiore, ndërsa nuk fsheh mallin për ta parë edhe njëherë Dinamon në elitën e Superiores.

“Tirana është paraqitur më mirë se në vitin e kaluar, ndërsa për Partizanin pritej që të ishte më lartë. Më bën përshtypje Skënderbeu që është kaq poshtë, nuk e prisja, ndërsa të them të drejtën, mua më mungon Dinamo. Gjithashtu edhe Teuta më vjen keq që ka ndërruar trajnerin, Bledi Shkëmbi”, ka thënë Peço. /Sport Ekspres/