Argjentina, Sampaoli: “Nuk e jap dorëheqjen”

Horge Sampaoli nuk largohet. Trajneri aq sa ka ndërmend të japë dorëheqjen nga stoli i Argjentinës. Pavarësisht se diçka të tillë i’a kërkon i gjithë vendi. Pavarësisht paraqitjes së radhës zhgënjyese, ku “albiçelestët” u mposhtën 4-3 nga Franca dhe u eliminuan nga Botërori 2018.

Sampaoli nuk largohet edhe pse kishte në dispozicion një prej brezave më të talentuar në dispiozicion që të zgjidhte te Argjentina, por në fushë kjo ishte një prej përfaqësueseve më të dobta. Nga kualifikimi dramatik në finalet e Kupës së Botës, te kualifikimi me fat nga faza e grupeve, me golin e minutës së 90-të nga mbrojtësi Roho përballë Nigerisë.

Trajneri nuk dorëzohet pavarësisht se u frenua nga Islanda dhe në evenimentin në Rusi u turpërua me rezultatin 3-0, por edhe me lojë nga Kroacia. Asgjë nga këto nuk shërben, Sampaoli është i bindur të qëndrojë në detyrën në stol.

“Nuk e vlerësoj hipotezën e largimit nga posti i trajnerit. Është ende shumë shpejt për të thënë diçka rreth së ardhmes. Nevojitet pak kohë për të analizuar situatën dhe për të marrë vendime”, ishin fjalët e teknikut 58-vjeçar pas ndeshjes në Kazan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online