Argjentina zhgënjeu në debutim ndaj Islandes dhe trajneri Sampaoli do të bëjë ndryshime taktike dhe në formacion për sfidën tepër delikate kundër Kroacisë.
Pritet të luajë nga fillimi në sulm sulmuesi i Boka Zhuniors Kristian Pavon, me Mesin dhe Agueron në repartin e avancuar, ndërsa në mesfushë mund të ulet në stol Bilia dhe në mbrojtje duhet të qëndrojë jashtë Roho, zhgënjyes javën e shkuar.
Megjithatë, Diego Maradona është dakord vetëm për futjen e Pavonit në sulm, aty ku dhëndri i tij nuk po e bind: “Shpresoj që Sampaoli të bëjë ndryshime, edhe në mesfushë, sepse nuk mjafton futja e Pavonit. E them me shumë dhimbje, por Aguero nuk luan dot sërish 90 minuta dhe do pendoheni po ishte ai titullari ndaj Kroacisë.
“Është momenti që të luajë Higuain, duhet një qendërsulmues, i aftë të kapë topat e lartë, sepse nuk është e mundur që çdo top të largohet nga kundërshtari”.