“Argjentina luan me 12 veta kur e ka topin Mesi”, Andrea Marko tregon çudinë e Kroacisë: Vetëm Kanadanë ka mundur deri tani në Botëror

Kroacia do të luajë kundër Argjentinës në mbrëmjen e sotme për gjysmëfinalen e Botërorit. Para këtij takimi, Andrea Marko ka analizuar gjithçka rreth kësaj përballje. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Marko tregon se kroatët kanë fituar vetëm një ndeshje deri tani në Botëror.

“Argjentina luan me 12 veta kur topin e ka Mesi. Kroatët duhet të luajnë në mesfushë, të mbajnë shumë topin, në mënyrë që të mos e bëjnë Mesin aktiv. Dihet tani se Mesi nuk merr pjesë shumë në fazën mbrojtëse dhe pret topin për të qenë i rrezikshëm. Kroacia do të mundohet që ta dërgojë ndeshje në 120 minuta dhe te penalltitë, Argjentinën e pres që të jetë më shumë e rrezikshme.

Mesi do të jetë i konsumuar fizikisht mendoj, vjen pas 120 minutave me Holandën, në një ndeshje që kishte shumë ndërhyrje të ashpra, që ishte shumë e luftuar. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Modric që po del kockë e fortë. Kroatët kanë barazuar 4 nga 5 ndeshjet e fundit, vetëm Kanadanë kanë mundur”, tha Marko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *